Çështja “Bajrami”, zbulohet lëvizja e FSHF-së lidhur me tetovarin

Mediat në Zvicër së fundmi kanë publikuar një lajm se tetovari, Nedim Bajrami nuk mund të luajë për Shqipërinë, duke qenë se në bazë të një rregulli të ri të FIFA-s, lojtari që ka luajtur me U21 të Zvicrës pasi ka mbushur 21 vjeç, e ka të ndaluar të ndryshojë kombëtare.

Megjithatë, gazeta është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe aty bëhet me dije se nuk ka mbërritur ende një përgjigje nga FIFA në adresë të FSHF-së.

Mirëpo, gjasat janë që me të marrë këtë përgjigje, FSHF pritet të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, deri në gjyqe sportive, për ta çuar deri në fund dëshirën e talentit me origjinë nga Tetova që të luaj me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me karrierën ndërkombëtare të futbollistit të talentuar, Nedim Bajrami.

Leave a Reply