11-vjeç, ndërsa luan me të rritur! Spektakli që krijon në fushë po bënë xhiron e botës (VIDEO)

Një video ku shihet një futbollistë 11 vjeçar teksa luan me skuadrën e të rriturve në Liberi, ka bërë xhiron e botës.

Erik Marshall quhet 11 vjeçari i cili luan për skuadrën e Fc Garou. Siç mund të shihet edhe në video, Marshall gjatë gjithë kohës ruan pozicionin e tij, teksa mundohet të ushtrojë presing dhe përpiqet të luajë disa pasime të bukura.

‘’Le të shpresojmë që në një të ardhme, Marshall të jetë pjesë e ekipeve më të mira në botë’’, shkruhet në faqen zyrtare të ekipit liberian, të cilët luajnë në ligën e 4-ët në shtetin e tyre.

Leave a Reply