Tronditet Spanja: Një tjetër futbollist pozitiv me “Covid-19”

Pak më shumë se 48 para fillimit të ndeshjes hapëse të Europianit, Turqi-Itali, “Covid-19” rri pezull dhe rrezikshëm mbi këtë kompeticion.

Dy skuadra kombëtare janë prekur deri më tani: Spanja dhe Suedia, të cilat gjithashtu do të përballen me njëra-tjetrën më 14 qershor, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Grupit E.

Në fakt, mbrëmjen e së martës vonë, Diego Ljorente, mbrojtësi i Lids Junajted, gjithashtu doli pozitiv me Coronavirus dhe për këtë arsye do të detyrohet të humbasë të paktën ndeshjen e parë të “Euro 2020”.

Ky është i infektuari i dytë në radhët e Spanjës, pas kapitenit Serhio Buskets.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales, i intervistuar në fund të miqësores së luajtur kundër Lituanisë nga U-21, nuk përjashtoi se mund të ketë raste të tjera në orët e ardhshme.

Ndërkaq, siç u përmend, Suedia, kundërshtari i Spanjës, është goditur gjithashtu nga Covid-19 dhe kundër “La Roja” nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistët e “Serie A”, Dejan Kulushevski (Juventus) dhe Matias Svanberg (Bolonja).

Leave a Reply