Holanda mund Austrinë dhe siguron fazën e dytë në Euro 2020 (VIDEO)

Holanda ka shënuar fitore 2:0 ndaj Austrisë në ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të grupit “C” në Euro 2020, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në fazën e dytë të ndeshjeve të këtij kompeticioni, njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë për “tulipanët” me anë të Depaj (11’) dhe Dumfries (67’), që regjistrojnë fitoren e dytë në grup, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

Këta të fundit mundën “verdhekuqtë” me shifrat 2:1, duke hapur garën për pozitën e dytë në grup.

Holanda kryeson grupin me 6 pikë, duke lënë pas vetes Austrinë dhe Ukrainën me nga 3 pikë, derisa Maqedonia e Veriut me 0 pikë mban pozitën e fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply