Zbulohet shuma e majme që përfitoi FC Shkupi pas kalimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Pas kalimit të turit të parë të Ligës së Konferencës, arkat e FC Shkupit janë pasuruar edhe me 350 mijë euro të tjera, pas 200 mijë eurove që skuadra nga Çairi kishte marrë që në fillim me pjesëmarrjen në këtë kompeticion të ri garash të organizuar nga ana e UEFA-s, njofton “infOSport.mk”.

Pas arritjes në turin e dytë, FC Shkupi ka siguruar tashmë plotë 550 mijë euro në arkat e saja.

Në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC Shkupi do të përballet me ekipin portugez të Santa Klara.

Bazuar në kualitetin e ligës portugeze, ndoshta rrugëtimi i FC Shkupit mund të ndalet  këtu në Europë, por gjithsesu se mund të quhet një pjesëmarrje e suksesshme e “bardhebluve” këtë vit, duke pasur parasysh se në 4 edicionet e kaluara nuk arrnin dot të kalonin raundin e parë në kuadër të Liga Europa.

Buxheti prej 550 mijë eurosh pritet ta ndihmojë shumë klubin e FC Shkupit në mbarëvajtjen e sezonit të ri garues, ku kjo skuadër pretendon titullin e kampionit dhe ndërprerjen e dominimit të Shkëndijës së Tetovës, që gjithashtu do të luaj në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pas atij debakli që pësoi në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj NS Mura nga Sllovenia. (infOSport.mk)

Leave a Reply