Juve nuk ndalet, fiton edhe derbin e Torinos (VIDEO)

Juventus nuk di të ndalet, duke arritur dhe fitoren e tretë radhazi në Serie A. Skuadra e Masimiliano Allegrit shënoi fitore minimale 1:0 në derbin ndaj Torinos. Edhe pse me shumë mungesa në sulm, Allegri i besoi nga minuta e parë Kean.

Sulmuesi italian shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, ndërkohë që ekipi granata ishte më dominues në mbajtjen e topit.

Në fraksionin e dytë, Juventusi morri kontrollin e lojës, me Kiesan dhe Rabiot që krijojnë gjithmonë vështirësi, sidomos në krahët e sulmit.

Rezultati do të zhbllokohej katër minuta nga fundi, kur pas një aksioni të gjatë Lokatelli godet mjaft mirë në cepin e portës së Milinkoviç-Saviç.

Ky është goli i dytë për mesfushorin italian me fanellën “bardhezi”.

Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme për Juventusin, që tashmë e sheh veten në vendin e 8-të me 11 pikë.

Leave a Reply