FC Shkupi me stil kampioni mund Rabotniçkin!

FC Shkupi ka shnëuar fitore 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen e fundit të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi zhvilloi edhe një tjetër super ndeshje, duke dominuar në të gjitha segmentet edhe ndaj “romantikëve”, të cilët nuk është se nuk krijuan raste, madje edhe qëlluan traverzën, megjithatë “bardhekaltërit” e Goce Sedlloskit këtë vit janë shumë më ndryshe të organizuar si skuadër, ose më mirë thënë në gjuhën e futbollit ata po luajnë me një stil kampioni.

Sandej Adentuxhi hapi serinë e golave në përballjen e sotme që u zhvillua në stadiumin e Çairit, aty ku dy javë më parë ishte dorëzuar edhe Boreci.

Adentuxhi shënoi pas 10 minutave lojë, ndërsa golin e dytë për skuadrën e FC Shkupit e realizoi Kristijan Trapanovski në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, FC Shkupi rikthehet në pozitën e parë, tashmë i vetmuar me 20 pikë, dy më shumë se Renova e vendit të dytë, derisa Rabotniçki me 15 pikë mban pozitën e katërt në renditje. (infOSport.mk)

Leave a Reply