Manaj dhe Bajrami barazojnë rekordin e Tares dhe Bogdanit në Serie A

Golat e shënuar nga dy shqiptarët Rey Manaj dhe Nedim Bajrami në javën e 16-të të Serie A, kanë rikthyer historinë pas në vitin 2005, kur janë në pyetje futbollistët shqiptarë. Saktë më datën 4 dhjetor të atij viti ka qenë hera e fundit kur dy shqiptarë shënonin gol në të njëjtën javë në një ndeshje të Serie A.

Më parë këtë gjë e kanë bërë dy bomberat “kuqezi”, Igli Tare dhe Erjon Bogdani.

16 vjet më parë të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen Lacio-Siena të përfunduar me rezultatin 3:2. Ndërkohë në këtë javë, Rey Manaj shënoi golin e parë të Specias kundër Sassuolos në ndeshjen që përfundoi 2:2, derisa Nedim Bajrami shënoi një gol në fitoren 3:1 të Empolit ndaj Udinezes.

Leave a Reply