Voska Sport angazhon portierin e FC Skopje!

Voska Sport vazhdon të mendoj për stinorin pranveror, duke përforcuar ekipin me emra të njohur nga Liga e Parë.

Pas Argjent Gafurit të Renovës, “infOSport.mk” mëson se skuadra shqiptare nga Ohri ka arritur marrëveshje me portierin e Skopjes, Dejan Siljanovski.

Bëhet fjalë për një portier me eksperiencë në futbollin vendor, i cili gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Makedonija Gj.P, Teteksin, Sasa-n, Bellasicën, Borecin dhe Gostivarin, nga e cila skuadër ishte transferuar te Skopje.

Ndryshe në Ligën e Parë i njëjti numëron 25 ndeshje, me skuadrat si Teteksi, Bellasica dhe së fundmi Skopje.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, drejtuesit e Voska Sport nuk do të ndalen me kaq, pasi të njëjtit paralajmërojnë përforcime tjera shumë cilësore, me të cilat në fund të sezonit do të arrijnë objektivin, inkadrimin në Ligën e Parë.

 

Leave a Reply