Emiliano Musta prezantohet te Kukësi, i bënë vendin Fernandinjos së Makedonija GJ.P te Partizani

Emiljano Musta, i cili gjatë ditës së djeshme prishi kontratën me Partizanin, sot është prezantuar si futbollisti i ri i Kukësit.

Mbrojtësi i krahut të majtë me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë ka formosur kontratë deri në vitin 2023.

29-vjeçari me origjinë nga Elbasani rikthehet kështu sërish te Kukësi, pjesë e së cilës skuadër ishte edhe gjatë sezonit 2019/2020.

Emri i Mustës lidhej edhe me një transferim të mundshëm te skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, që javë më parë në krye të postit të trajnerit emëroi ish trajnerin e Partzanit, Ilir Daja.

Ndërkohë largimi i Emiljano Mustës e bënë edhe më të realizueshëm transferimin e brazilianit të Makedonija GJ.P, Fernando Augusto – Fernandinjo, për të cilin kemi shkruar që ditë më parë. Ky i fundit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Partizanit dhe shumë shpejtë pritet të prezantohet me fanellën e “kuqe”. (infOSport.mk)

Leave a Reply