KF Shkëndija dhe Bruno Akrapoviç kanë ndërperë bashkëpunimin para kohe, kjo shkaku i rezultateve jo të mira të “kuqezinjëve” gjatë stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse nga tabori “kuqezi” shpresonin se gjatë stinorit pranveror do të shkurtonin diferencën me kampionët e vjeshtës të FC Shkupit, një gjë e tillë nuk ndodhi, por përkundrazi e njëjta u thellua nga 8 pikë në 13 pikë.
Strategu 54-vjeçar timonin e Shkëndijës për herë të dytë gjatë karrierës së tij e morri me 2 gusht të vitit të kaluar, duke i udhëhequr “kuqezinjtë” në 25 ndeshje.
13 fitore, 9 barazime dhe 3 disfata ishte epilogu i përgjithshëm i boshnjakut, i cili kujtojmë që Shkëndijën e kishte udhëhequr edhe në sezonin 2015/2016.
Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit e kanë konfirmuar edhe nga tabori i Shkëndijës, drejtuesit e së cilës skuadër kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.