Iljazi: Në Tetovë shkojmë si kampiona!

Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së sotme (e diel) do të përballet me Shkëndijën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Pritet të jetë kjo një ndeshje shumë e zjarrtë dhe me shumë paqartësi, duke pasur parasysh se në terren do të zbresin dy skuadrat e fundit kampione, edhe pse në ndeshjet e tyre të fundit nuk arritën të fitojnë.

FC Shkupi në Çair barazoi 1:1 përballë Makedonija GJ.P, ndërsa Shkëndija pësoi disfatë 4:2 përballë Akademia Pandevit në Strumicë.

Nga tabori i FC Shkupit për këtë ndeshje ka folur portieri, Artan Iljazi.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë gjithë javës për ndeshjen ndaj Shkëndijës. E dimë se është një skuadër me kualitet por ne shkojmë në Tetovë për të fituar dhe të tregojmë se nuk jemi shpallur rastësisht kampiona”, –  tha portieri Artan Iljazi, i cili pritet që të jetë titullarë.

FC Shkupi që dy javë më herët siguroi titullin kampion, duke numëruar 72 pikë, 11 më shumë se Akademia Pandevi i vendit të dytë, ndërkohë Shkëndija me 59 pikë aktualisht renditet në pozitën e tretë.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës, ndërsa hyrja siç njoftuan nga klubi tetovar, do të jetë e lirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply