Një sukses tjetër i madh i familjes Destani, pronar të KF Shkëndijës

Familja Destani me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut e ka zgjeruar biznesin e saj. Kompanive të suksesshme si “Ecolog International” apo “EcoCare”, pjesë e “ND Group”, i është shtuar edhe “Next e.GO Mobile”.

Kjo kompani para disa ditëve prezantoi prodhimin më të ri në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, veturën e parë elektrike të saj.

“E.Go” ka hapur prej kohësh sallonin e parë në Dyzeldorf,  por zyrtarizimi i markës në pronësi të afaristit shumë të suksesshëm, Nazif Destani, djalit të Lazim Destanit, është bërë disa ditë më parë, njofton “Diaspora Today”.

Në prezantim nuk kanë munguar as përfaqësues të tjerë të bizneseve, si dhe yjet më të njohura të futbollit, duke pasur parasysh se familja Destani është njëherit edhe pronar i KF Shkëndija.

Ceremonia është zhvilluar edhe me praninë e shumë gazetarëve gjermanë. E konstruktorët thanë se makina “E.GO” i përmbush kushtet e teknologjisë më të re. Një vëmendje të posaçme zgjoi prezenca e futbollistit të njohur brazilian, Nejmar, i cili është dhe imazhi zyrtar për vitin 2022 i këtij modeli.

Leave a Reply