Kupa tek juniorët, Vardari përmes penaltive eliminoi FC Shkupin në gjysmëfinale

Sot në Hipodrom të Shkupit, skuadra e juniorëve të Vardarit  ka eliminuar ekipin e FC Shkupit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa falë ruletit të penaltive, futbollistët e Vardarit iu gëzuan kualifikimit në finalen e madhe, pasi në serinë e fundit njëri nga futbollistët e FC Shkupit humbi penaltinë.

Ndryshe që të dy golat në kohën e rregullt u shënuan gjatë pjesës së dytë. Vardari avansoi me golin e realizuar Stefan Stojanovski në minutën e 51-të, ndërsa në të 60-tën, Emis Asani i FC Shkupit barazoi shifrat.

Vardari në finalen e madhe do të pret fituesin nga gjysmëfinalja e dytë, që zhvillohet nesër në Tetovë mes Shkëndijës dhe Akademia Pandev. (infOSport.mk)

Leave a Reply