Stenio Zhunior largohet nga Partizani, destinacioni i tij i rradhës shumë larg Shqipërisë!

Një nga futbollistët më të mirë për këtë sezon në Superligën shqiptare, Stenio Zhunior, ka refuzuar ofertën e Partizanit për të vazhduar kontratën me “Demat e Kuq”.

Ish futbollisti i Shkëndijës, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, edhe atë shumë kilometra larg. Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se sulmuesi ka ofertë nga Arabia Saudite dhe me shumë mundësi 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura në Superligën shqiptare.

Zhunior u bashkua me Partizanin janarin e vitit 2021 dhe që nga ai moment ka luajtur rol vendimtar te ekipi i “Demave”.

Vetëm gjatë këtij sezoni, Zhunior ka zhvilluar 39 ndeshje mes ndeshjeve në kampionat dhe kupë, duke regjistruar 14 gola dhe 6 asiste.

Nëse Zhunior do të largohet gjatë kësaj vere, atëherë Partizani do të humbiste një lojtar jo vetëm vendimtar, por edhe me mjaft eksperiencë, sidomos për ndeshjet ndërkombëtare, gjithnjë nëse i’a arrijën qëllimit që të sigurojnë të paktën pozitën e tretë në tabelë.

Ndërkohë sa i përket anës ekonomike, “Të kuqtë” nga kryeqendra shqiptare nuk do të preken nga kjo lëvizje, pasi braziliani u afrua te Partizani me parametra zero, ndërsa në po të njëjtën mënyrë edhe do të largohet. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply