Taulant Seferi merr ftesën e Edi Rejës për ndeshjet e qershorit të Kombëtares shqiptare

Kombëtarja Shqiptare në qershor do të luajë ndaj Islandës dhe Izraelit ndeshjet e para në kuadër të edicioni të ri të Ligës së Kombeve, ku për herë të parë “kuqezinjtë” do të garojnë në kuadër të Ligës B, njofton “infOSport.mk”

Shqipëria bënë pjesë në “Grupin 2”, bashkë edhe me Islandën dhe Izraelin, ndërsa siç është njoftuar më herët, Rusia ëshët përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s dhe FIFA-s, ashtu që ky grup do të garojë me vetëm këto 3 kombëtare.

Edhe pse Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për këto ndeshje, siç mëson “infOSport.mk”, ftesë ka marrë sulmuesi kumanovar Taulant Seferi, që aktualisht luan me kampionët e Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kryeqytetasve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Taulant Seferi do të vihet nënurdhrat e Rejës për dy ndeshjet e para të qershorit.

“Kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë me datë 6 qershor kundër Islandës në transfertë, ndërsa 4 ditë më vonë në “Air Albania” ata do të mirëpresin Izraelin. (infOSport.mk)

Leave a Reply