Ristovski është i lënduar, do mungojë! Bardhi kapiten në ndeshjet e qershorit

Në konferencën e sotme për shtyp, seleksionuesi Bllagoja Milevski nuk dha lajme aq të mira, pasi njoftoi për mungesa tjera të rëndësishme në prag të ndeshjeve të qershorit në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Pas mungesave të Arijan Ademit dhe Adis Jahoviçit, janë edhe 2 futbollistë të tjerë që nuk do mund të ndihmojnë ekipin “verdhekuq” në ndeshjet e para të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.

Fjala është për mesfushorin Erdal Rakip, i cili është liruar për arsye personale, dhe për kapitenin Stefan Ristovski.

“Ristovski ka pësuar një dëmtim në këmbë. Bëhet fjalë për një lëndim serioz edhe pse inçizimet më detajuese nuk tregojnë ndonjë frakturë. Megjithatë ai ende e ka të enjtur këmbën, ashtu që do të duhet të ju nënshtrohet inçizimeve të reja, patjetër do të duhet të pauzojë” – tha Bllagoja Milevski.

Në mungesë të Ristovskit, shiritin e kapitenit për këto ndeshje do ta bartë Enis Bardhi.

Leave a Reply