Legjenda e Çelzit e do Brojën te Evertoni!

Merkatoja e Verës për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën do të jetë më e “nxehtë” se kurrë më parë. 20-vjeçari shkëlqeu me Southamptonin këtë sezon në Premierligën angleze, duke bërë paraqitje që do të merrnin vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha, si nga Seria A, poashtu edhe nga Premierliga.

Sulmuesi shqiptarë është nën zotërimin e Çelzit, teksa pikërisht një ish-legjendë e “bluve” të Londrës është hedhur në sulm për Armando Brojën.

Frank Lampard pasi arriti që të mbvijetonte me Evertonin në Premierligë, ka hedhur sytë nga 20-vjeçari shqiptarë për sezonin e ardhshëm, si një lojtarë i duhur për t’i besuar çelësat e repartit të sulmit.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se vetë Lampard do të flasë me drejtuesit e Çelzit  për Brojën, me këtë të fundit që duke parë rivalë si Lukaku e Havertz, mendohet se ka më pak shanse të qëndrojë te Çelzi, edhe pse Thomas Tushel e ka konsideruar si pjesë të planit të tij për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply