Reprezentuesit e Maqedonisë rikthehen sot në Shkup

Ekspedita e përfaqësueses së Maqedonisë sot përmes një fluturimi çarter nga Malaga do të rikthehet në Shkup, pas aventurës 5-ditëshe që pati në Bullgari dhe Gjibraltar, nga u kthye e pamposhtur dhe me 4 pikë të tubuara në kuadër të grupit 2 të Ligës “C” së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak rrugëtimit të gjatë dhe lodhjes së futbollistëve, seleksionuesi Bllagoja Milevski ka vendosur që ti pushojë ata gjatë ditës së sotme, ndërsa që nga nesër nis misioni Gjeorgji, ndaj së cilës kombëtare Maqedonia do të luaj të enjten.

Do të jetë njëherit ky testi më i rëndë për të përzgjedhurit e Milevskit, bazuar në fitoren e fundit të gjeorgjianëve ndaj Bullgarisë mbrëmë, kur shënuan fitore 5:2.

 

Leave a Reply