KF Vëllazërimi humbi tifozin më besnik gjithë këto vite, Rushan Sejdini-RAKI

KF Vëllezërimi humbi perkrahësin dhe tifozin e saj më të madh, që nga themelimi e deri në ditën e fundit, Rushan Sejdini-RAKI.

Ky i fundit mbrëmjen e djeshme,sikur ta dinte se do të jetë e fundit, ishte duke ndjekur ndeshjen rekreative të gjeneratave të ndryshme të klubit, pranë terrenit ku kaloi dhe ndau emocione të panumërta.

Ai pikërisht mbrëmë i tha lamtumirë kësaj bote, duke lënë zbraztirë të pazëvendësueshme te klubi kërçovar i Vëllazërimit, posaçërisht aty në tribunën e stadiumit, ku ndodhte të jetë edhe shikuesi i vetëm (si në foto).

Me këtë rast “infOSport.mk” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë dashamirëve te Vëllazërimit për këtë humbje.

Leave a Reply