Messi mesazh Di Maria-s: Shko te Barcelona

Juventusi mund të dështojë në transferimin e argjentinasit, Angel Di Maria. Ky i fundit është një agjent i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Paris Sen Zhermen.

Ish-futbollisti i Real Madridit,  Mançester junajtedit, prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Juventusi, por sipas mediave të huaja, Lionel Messi e ka këshilluar bashkëpatriotin e tij që të transferohet te Barcelona.

“Juventusi mund të mbetet duarbosh. Messi këshillon Di Marian që të kalojë tek Barcelona”, – shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se brenda pak ditësh, Di Maria do të vendos për të ardhmen e tij.

Leave a Reply