Aksel Vitsel prezantohet te Atletiko Madridi

Aksel Vitsel sezonin e ri futbollistik do të luaj me fanellën e skuadrës së Atletiko Madridit në La Liga.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi spanjoll, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Mesfushori belg te skuadra e njohur e La Liga-s vjen si agjent i lirë, pasi i skadoi kontrata më Borusia Dortmundin.

Vitsel me Atletiko Madridin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, që do e mbajë atë në “Metropolitano” deri verën e vitit 2023.

Gjatë karrierës së tij Vitsel përveç me Dortmundin, ka luajtur edhe me Benfikën, Zenitin, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e dy skuadrave kineze Quanjiani dhe Tianhai.

 

Leave a Reply