Numri 7 i sjell fat Valmir Nafiut, gol “alla” Kuarezma sonte përballë Ararat (VIDEO)

Valmir Nafiu ishte njëri nga autorët e golave në fitoren 2:0 të Shkëndijës përballë Ararat, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Nafiu shënoi golin e dytë në këtë takim për “kuqezinjët”, duke vulosur fatin e takimit dhe fitoren e skuadrës tetovare, që tashmë sheh me sy ka raundi i dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Në këtë ndeshje Nafiu u paraqit me numrin 7-të, numër ky që një kohë të gjatë ishte në pronësi të bomberit Besart Ibraimi.

Si duket ky numër i solli fat sulmuesit “kuqezi”, i cili madje edhe festoi në stilin e Ibraimit, ndërsa pa dyshim se goli i tij na kujtonte në kryeveprat e portugezit, Rikardo Kuarezma, që njihet si një ndër futbollistët që ka shënuar më së shumti gola në karrierë me goditje nga distanca, duke përdorur pjesën e jashtme të këmbës. (infOSport.mk)

Leave a Reply