Çelzi transferon shokun e Amir Rrahmanit

Kalidu Kulibali edhe zyrtarisht është një lojtar i ri i skuadrës angleze të Çelzit. ‘Blutë’ e Londrës kanë kompletuar transferimin e partnerit të Amir Rrahmanit tek Napoli.

Menjëherë pas zyrtarizimit, Kulibali u shpreh shumë i lumtur me këtë transferim dhe e konsideroi Çelzin si njërën nga skuadrat më të mira në botë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ekip i madh dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premierligë. Çelzi u interesua për të më marrë në vitin 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova ofertën sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier Ligë për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, tha Kulibali.

Leave a Reply