Renova megjithatë tërhiqet nga të gjitha garat!

Edicioni i 31-të i kampionatit të futbollit në Ligën e parë në sezonin 2022/2023, përfundimisht do të zhvillohet me vetëm me 11-të ekipe.

Klubi i futbollit Renova, pas 17 sezoneve do të tërhiqet nga garimi në elitën e futbollit vendor, ndërsa një gjë të tillë së shpejti pritet të konfirmohet edhe nga pronarët e klubit, të cilët

pritet të dalin me komunikat zyrtare.

Burime të afërta të “KlanM” me këtë skuadër, pohuan se përfunimisht ekipi do të tërhiqet, kjo është punë e kryer dhe se ditët në vijim pritet të njoftohet opinioni por edhe FFM-ja.

Klubi futbollit Renova, për 17 vite ishte një ndër skuadrat më stabile në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ishte skuadra e parë shqiptare nga Tetova që fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010, ndërsa në vitin 2013-të, ata kishin fituar edhe Kupën e Maqedonisë, duke mundur në finalen e madhe Rabotniçkin. Ky klub gjithashtu plotë 6 herë ka përfaqësuar vendin në garat Europiane.

Por nga klubi i futbollit Renova për “KlanM” pohojnë se punimet në ndërtimin e kompleksit sportiv vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë që jepë shpresë tërheqja nga garat do të jetë e përkohshme.

Leave a Reply