Levandovski i FC Ballkanit goleadori më i mirë në Ligën e Konferencës

Kosova po prodhon talentë, ndërsa një prej tyre pa dyshim se është edhe Albion Rrahmani i Ballkanit, i cili po shkëlqen me skuadrën nga Suhareka në kuadër të ndeshjeve europiane, njofton “infOSport.mk”.

Rrahmani ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të zhvilluara në kuadër të këtij kompeticioni, ku ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e “play-off”.

Rrahmani shënoi plotë 5 gola ndaj skuadrës së La Fiorita, të cilën skuadër Ballkani e eliminoi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 10:0, ndërsa një gol tjetër realizoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë kundër skuadrës së Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të raundit të tretë eliminatorë.

Në atë ndeshje, në të cilën Rrahmani shënoi 1 gol, skuadra e Ballkanit realizoi fitore 3:2, ndërsa në ndeshjen e kthimit të Torshavn, skuadra e Ilir Dajës u mund 2:1, ashtu që penaltitë vendosën se cila prej këtyre dy skuadrave do të udhëtonte drejt “play-off”.

Këtu Ballkani i’a doli të triumfoj, ashtu që skuadra nga Suhareka siguroi një dy luftim me skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupit. Fituesi i përgjithshëm do të sigurojë një vend për në grupet e Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply