Liga e Kampionëve që në start vjen me disa super ndeshje

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të nisë zyrtarisht rrugëtimin më 6 shtator me sfida të “zjarrta” që në start.

Më 6 shtator, dita e parë e Ligës së Kampionëve do të na dhurojë një duel titanësh mes Paris Sen Zhermenit dhe Juventusit, teksa dyta e dytë do të vazhdojë me dy duele të magjishme, Inter-Bajern Munih dhe Napoli-Liverpull.

Në ndeshjen e parë, Milani do të udhëtojë drejt Austrisë, ku kampionët e Italisë do të përballen me Salzburgun, Reali i Madridit do të jetë mysafir i Selltikut, ndërkohë një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në “Ramon Sançezh Pizhuan”, ku Sevilja do të mirëpret Mançester Sitin.

Në linkun në vijim (LINK) mund të njiheni me të gjitha ndeshjet e sezonit 2022/23 në grupet e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply