Zaharievski e nis ndeshjen pa Besart Ibraimin kundër Shkëndijës

Java e katërt në elitën e futbollit vendor na dhuron derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Strumicë te stadiumi i Akademia Pandev, ndërsa te formacioni i Struga Trim Lum bie në sy mungesa e Besart Ibraimit, bomberit kërçovarë, i cili takimin kundër ish skuadrës së tij do ta nis nga bankina.

Vendin e tij në qendër të sulmit te Struga Trim Lum do ta zë, Hristijan Maleski, që do të ndihmohet në krahë nga Hogan Ukpa dhe Fatjon Jusufi.

Në mesfushë do të manovrojnë, Jahja, Bojku, Koçoski dhe Merxhani, ndërsa në vijën e fundit para portierit Qoshevski, do të luajnë Pere, Ilieski dhe Kasami.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum starton në ora 16:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev. (infOSport.mk)

Leave a Reply