Olimpijakosi angazhon legjendën e Realit të Madridit

Olimpijakos ka nënshkruar kontratë me legjendën e Realit të Madridit, Marselo.

Mbrojtësi brazilian në Athinë erdhi si agjent i lirë, derisa kontrata me “madrilenët’ i skadoi në fund të sezonit të kaluar.

Marselo me skuadrën greke është lidhur me një kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Te skuadra e tij e re, ai do të vihet nën urdhërat e trajnerit spanjoll, Karlos Korberan.

34-vjeçari Marselo përshëndetet kështu me Realin e Madridit, si futbollisti me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.

Brenda 15 viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”, braziliani i lindur në Rio de Zhaneiro fitoi 14 tituj, përfshirë këtu 6 tituj në La Liga dhe 5 në kuadër të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply