Në Strumicë takohen dy sulmet më efikase

Në Strumicë, më konkretisht në qendrën sportive të “Akademia Pandev”, skuadra nikoqire me të njëjtin emëri do të mirëpret kryesuesit aktual të Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit kjo ndeshje konsiderohet edhe si derbi i javës. Edhe pse në të kaluarën në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave nuk janë shënuar shumë gola, më së shumti 2, efikasiteti i tyre gjatë sezonit aktual, na bënë të mendojmë se sot kjo barrierë do të thyhet dhe se sot në stadiumin e Akademia Pandev do të shënohen më së shumti gola.

Në 5 xhirot e para që të dyja këto skuadra kanë shënuar nga 10 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër, ashtu që besojmë se edhe sot nuk do të mungojë efikasiteti i tyre.

Njëherit kjo ndeshje do të vë përballë edhe golashënuesin më të mirë aktual, Besart Ibraimin (4 gola) dhe të dytin në renditjen e golashënuesve, Vane Krstevski (3 gola). Edhe pse më të mirët deri më tani në skuadrat respektive, për habi, që të dy ndeshjen e sotme, që starton nga ora 16:00 do ta nisin nga bankina. (infOSport.mk)

Leave a Reply