Hamza Ramani me një eurogol i siguroi një pikë Pobedës (VIDEO)

Pobeda dhe Akademia Pandev janë ndarë me barazim në ndeshjen e javës së 11-të, të zhvilluar në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, njofton “infOSport.mk”.

Pas triumfit 3:0 javën që shkoi në Kratovë kundër Sileksit, tifozët vendas prisnin shumë më shumë nga Pobeda, mirëpo kjo skuadër sot nuk arriti të shkëlqej, ashtu që barazimi ishte më e mira që nxorrën nga kjo përballje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa që të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Strumica, kur Kristijan Velinovski shfrytëzoi një asistim të Dejan Mitrovskit nga e majta, duke shënuar në rrjetën e Tofiloskit.

GOLI I HAMZA RAMANIT 

Vendasit e Pobedës u kundërpërgjigjën në minutën e 75-të, edhe atë me anë të mesfushorit shqiptarë, Hamza Ramani, i cili me një predhë të vërtetë nga distanca shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1.

Ishte kjo njëherit goditja e parë e vendasve brenda kornizës, që u kurorëzua me gol, ndërsa në anën tjetër edhe përkundër 5 tentativave të mysafirëve, 3 prej tyre brenda kornizës së golit, Akademia Pandev nga Prilepi në fund duheshe të largohet me vetëm një pikë.

Kështu pas 11 xhirove, të dyja skuadrat kanë nga 8 pikë, duke u renditur në pozitat 9 dhe 10, derisa pas tyre ndodhet vetëm Skopje, që ka 5 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply