Futsal Shkupi sonte nis aventurën europiane! Diferdanxh nga Luksemburgu kundërshtarë i parë

Futsal Shkupi sonte do të nis aventurën në Ligën e Kampionëve, aty ku tashmë disa vite me rradhë po prezanton vendin tonë. Këtë herë skuadra nga Çairi, garat e saj do ti nis nga “Main Round”, ndërsa kundërshtari i tyre i parë do të jetë skuadra e Diferdanxh nga Luksemburgu, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi si organizatore e këtij turneu të gjitha sfidat do ti luajë pranë publikut vendas në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup.

Ekipi i trajnerit Ferid Agushi është gati për fitoren e parë të grupit, ku përveç Diferdanxh, bëjnë pjesë edhe Luçenec nga Sllovakia dhe Krudim nga Çekia. Ndeshja Futsal Shkupi – Diferdanxh do të luhet sonte në palestrën “Jane Sandanski”, duke nisur nga ora 20:00, ndërkohë edhe dy sfidat tjera, ajo e 27 tetorit kundër Luçenec dhe ajo e 29 tetorit kundër Krudim, do të luhen në terminin e njëjtë. Kujtojmë vetëm vendi i parë në grup, kalon në fazën elite të Ligës së Kampionëve në futsal. (infOSport.mk)

Leave a Reply