Napoli ka gati kontratën dhe pagën e re për Amir Rrahmanin!

Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin.

Futbollisti kosovar po shfaq formë solide me klubin italian, drejtuesit e së cilës skuadër po planifikojnë ta shpërblejnë me një kontratë të re kapitenin e përfaqësueses së Kosovës.

Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja në mes të palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim.

29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, që do e mbante atë në Napoli deri në vitin 2027, pasi kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024.

Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit.

Në këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Luçiano Spalletti, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës i ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar ndërkohë një gol.

Kujtojmë, një kohë Rrahmani ishte i lënduar, me ç’rast kishte humbasur disa ndeshje, ndërsa tashmë i njëjti  është rikthyer në një lider të Spallettit, i cili i ka meritat më të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e mbrojtësit shqiptarë.

Leave a Reply