Sot në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së vendit.
Goglat deshën që Shkëndija për rival të ketë Makedonija Gjorçe Petrovin, derisa Struga Trim Lum skuadrën e Sileksit nga Kratova.
Të dyja ndeshjet në program janë me datë 5 prill, ndërsa skuadrat fituese do të luajnë në finalen e madhe, duke pasur parasysh se edhe këtë vit ndeshjet e Kupës vazhdojnë të luhen me sistem eliminimi me ndeshje teke.
Bazuar në shortin e sotëm, për herë të parë në historinë e Kupës në vend mund të ndodh që në finale të luajnë dy skuadra shqiptare. (infOSport.mk)