Tifozët e Fenerbahçes i çajnë kokën portierit serb të Seviljës! (VIDEO)

Marko Dmitroviç nuk  po përjeton aspak momente të mira në ndeshjet e Liga Europa. Pas sulmit të një tifozi në Eindhoven, në ndeshjen kundër PSV, tashmë portieri serb ishte objektiv edhe i tifozëve të Fenerbahçes.

Këta të fundit kanë hedhur sende të forta në drejtim të gardianit serb, me ç’rast arbitri kryesor Majkëll Oliver kishte ndërprerë ndeshjen për disa minuta.

Pas gjithë këtyre ndodhive në drejtim të tifozëve vendas ishin drejtuar edhe vetë futbollistët e Fenerbahçes, që ju kërkuan atyre të qetësohen dhe të anojnë në mnyrë fer në vijim të ndeshjes.

Fenerbahçe registroi fitore minimale 1:0 përballë Seviljës, skuadër kjo që megjithatë udhëton për në ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, kjo për shkak fitores nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Ramon Sançez Pizhuan”, kur spanjollët kishin triumfuar me shifrat 2:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply