Hajdutët tentojnë të vjedhin në shtëpinë e Messit në Barcelonë

Dy hajdutë kanë tentuar që të hyjnë për të vjedhur në shtëpinë e Leo Messit në Barcelonë.

Sipas “Antena 3”, dy persona me kapela kanë hyrë në kopsht, pasi kanë kapërcyer murin anësor.

Megjithatë, përpjekja e tyre për ta vjedhur shtëpinë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë kishte dështuar.

Së fundmi nëpër media të ndryshme botërore po flitet për një rikthim të “pleshtit” te Barcelona, me të cilën skuadër kishte fituar të gjitha trofetë e mundshme, ndërsa me siguri se rikthimin e tij do ta mirëprisnin shumica e tifozëve “katalunas”, duke pasur parasysh impaktin që mund të ketë Messi te Barcelona e Çavit.

Leave a Reply