Kampionët e Struga Trim Lum prej sot në pushim, rikthehen me 5 qershor

Pas ndeshjes finale të zhvilluar të shtunën dhe festës së mbrëmshme madhështore me rastin e titullit kampion, ekipi i Struga Trim Lum prej sot është në pushim të merituar, ku do të qëndrojë deri me datë 05 qershor.

Është kjo data kur kampionët e vendit do të fillojnë misionin europian dhe njëherit përgatitjet për edicionin 2023/2024.

Kujtojmë, Struga Trim Lum edicionin që lamë pas doli kampion, ashtu që këtë vit vendin tonë do ta prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Emrin e kundërshtarit në kuadër të raundit të parë të fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve, Struga Trim Lum do ta mësojë me datë 20 qershor, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti. (infOSport.mk)

Leave a Reply