Të gjithë duan të luajnë në Arabi, Cikalleshi largohet nga atje, rikthehet në Turqi!

Sokol Cikalleshi do të largohet nga skuadra e Al-Khaleej në Arabinë Saudite. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua në Lindjen e Mesme në formë huazimi nga turqit e Konjaspor verën e shkuar, por klubi arab nuk ka vendosur ta blejë kartonin e reprezentuesit shqiptarë, pavarësisht performancës së shkëlqyer, duke ndihmuar skuadrën për të mbijetuar me 11 gola dhe 3 asistime.

Në këtë mënyrë, bomberi kavajas do të rikthehet në Turqi për të veshur sërish fanellën e Konjaspor, te e cila skuadër shkëlqeu dy sezone më parë duke shënuar 18 gola e 6 asiste në 76 ndeshje.

32-vjeçari e kishte paralajmëruar edhe më parë një rikthim në Turqi dhe tani do të nisë sërish përgatitjet për sezonin e ri.

Leave a Reply