Bardhi nga aeroporti i Shkupit i uron suksese Struga Trim Lum në ndeshjen kundër Zhalgiris

Struga Trim Lum saktë në ora 15:00 do të fluturojë drejt Lituanisë nga aeroporti i Shkupit, aty ku skuadra kampione u takua edhe nga reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe njëherit futbollistë i Trabzonsporit, Enis Bardhi, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi, i cili po udhëtonte drejt Turqisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij, përgëzoi futbollistët strugan për titullin e kampionit, duke ju uruar njëherit edhe shumë suksese në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris.

Kjo ndeshje në program është të martën (11 korrik) me fillim në ora 19:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply