Samuel Umtiti ka zgjedhur të rikthehet në elitën e futbollit francez. Ish mbrojtësi i Lionit ka firmosur me Lille një kontratë që e lidh për dy sezonet e ardhshme, pra deri qershorin e vitit 2025.
Umtiti ka një karrierë të pasur teksa ka luajtur edhe për Barcelonën, nga e cila skuadër sezonin e fundit në formë huazimi luajti në “Serie A” me skuadrën e Leçe.
Pas përfundimit të huazimit, ai sërish u rikthye te Barcelona, me të cilën skuadër edhe përfundimisht ka prishur kontratën dhe si agjent i lirë u transferua te Lille.
Te skuadra e tij e re, Umtiti do të mbajë veshur fanellën me numër 14.