Tifozët e Levskit ju kanosen “Shvercerave”: Më mirë mos ejani në Sofje!

Pas incidenteve që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes në Shkup, në ndeshjen midis FC Shkupit dhe Levskit të Sofjes, e ku si pasojë mbeti i plagosur me thikë një tifoz bullgar, grupi i tifozëve të Levskit ka një porosi për “Shvercerat”.

Ata paralajmërojnë tifozët shkupjanë që më mirë të mos udhëtojnë drejt Sofjes, sidomos pas atij incidenti të ndodhur në Shkup.

“Grupi i tifozëve të Levskit ka qëndrim të prerë për ndeshjen e radhës të enjten. Tifozët e Shkupit të mos vijnë. Sofja nuk është vend për shëtitje dhe aq më tepër pas incidentit që ndodhi në Shkup.

Levski ka një histori të lavdishme dhe mysafirët nuk do të kalojnë kohë të këndshme në kryeqytetin tonë, i cili është ndoshta vendi më i mirë që banorët e qarkut të Çairit mund ta vizitojnë gjatë jetës së tyre.

Anuloni udhëtimin në Bullgari! Këtu nuk do të kaloni mirë.

Le të mbizotërojë arsyeja këtë herë! Mund të ketë vetëm një fitues! Dhe këta jemi ne!

Të gjithë në stadium dhe vetëm Levski!”- kishin shkruan tifozët e Levskit në faqen zyrtare të tyre në “facebook”.

Leave a Reply