Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Selmani edhe zyrtarisht largohet nga Partizani

Remzifaik Selmani edhe zyrtarisht është larguar nga rradhët e Partizanit të Tiranës. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte bërë të ditur gati një javë më parë, ndërsa sot ka marrë formë zyrtare divorci me të “Demat e Kuq”.


LEXO GJITHASHTU: Tetovari Selmani ndërpret kontratën me Partizanin e Tiranës


Mungesa e hapësirave në formacionin titullar ka bërë që sulmuesi tetovar t’i japë fund aventurës me kampionët e Shqipërisë, të cilët ndarjen me Selmanin e bënë të ditur përmes një njoftimi të bërë në profilin zyrtar të klubit në facebook: “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”.

Leave a Reply