Struga Trim Lum i kundërpërgjigjet Buduçnostit

Ndeshja e kthimit midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum ka nisur në mënyrë të zjarrtë, teksa vetëm pas 11 minutave lojë kemi regjistruar dy gola, nga një në secilën anë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në Podgoricë nisi me një tentativë të Besart Ibraimit që në minutën e parë, mirëpo ishin vendasit e Buduçnost që kaluan të parët në avantazh.

Malazezët përfituan që në rivënien e tyre të parë nga këndi, duke shënuar me anë të Djurukoviç që në minutën e 7-të, ndërkohë po në të njëjtën mënyrë u kundërpërgjigjë edhe Struga Trim Lum në minutën e 11-të.

Mentor Mazrekaj mjaft mirë harkoi nga rivënia e këndit brenda zonës kundërshtare, aty ku më së miri u gjind Marjan Radeski dhe me kokë shënoi një gol të bukur për barazim të rezultatit në 1:1.

Leave a Reply