Ndeshja e xhiros së parë të sezonit të ri 2023/24 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit do të zhvillohet një ditë më vonë nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.
Dueli mes dy skuadrave shkupjane, për shkak paraqitjes së FC Shkupit në kualifikueset e Ligës së Konferencës, do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari dhe jo në arenën ‘Todor Proeski”, siç ishte paralajmëruar fillimisht.
Edhe kjo ndeshje, si të gjitha ndeshjet e së dielës do të startojë në ora 17:00, ndërsa në të njëjtën drejtësinë do të ndajë Aleksandar Stavrev, me ndihmësit e tij Dejan Kostadinov dhe Slagjan Markoski, derisa arbitër i katërt do të jetë Dejan Mlladenovski. (infOSport.mk)