Struga Trim Lum mëson emrin e kundërshtarit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku mund të gjindet edhe skuadra e Struga Trim Lum, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do ta kalonte skuadrën e Sëift Hesperange nga Luksemburgu, njofton “infOSport.mk”.

Kështu, nëse skuadra kampione e vendit tonë arrinë të eliminojë skuadrën e Hesperange nga Luksemburgu, atëherë në fazën “play-off”, do të ballafaqohet me skuadrën humbëse nga ndeshja mes boshnjakëve të Zrinjski dhe Breidablik nga Islanda.

Ndeshjen e parë Struga Trim Lum do ta zhvillonet në terren vendas në Shkup, me datë 24 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në fushën e kundërshtarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply