Omer Bunjaku emërohet drejtor sportiv i FC Ballkanit!

Pas largimit të Nderim Nexhipit në drejtim të Turqisë, Ballkani ka gjetur drejtorin e ri sportiv, që vjen sërish nga Shkupi.

Fjala është për Omer Bunjakun, një emër i njohur në trevat sportive shqiptare, i cili së fundmi postin e Drejtorit Sportiv e kishte luajtur me mjaft sukses te skuadra e FC Shkupit.

Ai te skuadra nga Çairi kishte qëndruar për 6 vite të plota, edhe atë nga sezoni 2017-2018 deri në fund të edicionit 2022-2023.

Kujtojmë në sezonin 2021-2022, FC Shkupi u shpall kampion, duke rikthyer titullin në Çair pas plotë 21 viteve. (infOSport.mk)

Leave a Reply