Visar Musliu: Fizikisht dhe taktikisht duhet të jemi në nivel të lartë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (09.09.) dhe Maltës (12.09.).

Në prag të takimit me Italinë, ka folur qendërmbrojtësi Visar Musliu, i cili ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen ndaj kampionëve të Evropës.

“Duam të tregohemi në nivelin tonë më të mirë, ndryshe nga ndeshjet e fundit. Duhet të jemi në një nivel të lartë si taktikisht ashtu edhe fizikisht. Italia sigurisht që ka një plan loje, ashtu edhe ne. Frika nuk ekziston, nuk po luajmë për herë të parë kundër kampionit të Evropës. Duelët kundër Ukrainës dhe Anglisë duhet të harrohen, ndeshja me Ukrainën dhemb më shumë se ajo në Angli, por kjo tashmë është e kaluar. Ne duhet të shohim përpara” – është shprehur Visar Musliu.

Ndeshja kundër Italisë në program është të shtunën e 9 shtatorit në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply