Maqedonia ashtu edhe siç pritej, pa shumë probleme ka regjistruar fitoren e dytë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, duke mundur edhe njëherë tjetër Maltën, këtë herë në transfertë me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e skuadrës “verdhekuq” e paralajmëroi Elif Elmas me golin e realizuar që në minutën e 5-të, ndërsa 4 minuta para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi Jovan Manev gjeti golin e parë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, duke shënuar për 2:0.
Ky rezultat mbeti deri në fund të takimit, pavarësisht mundësive tjera që krijuan të besuarit e trajnerit Bllagoja Milevski, i cili takimin e sotëm e nisi me tre ndryshime për dallim nga ndeshja e fundit kundër Italisë në Shkup.
I detyruar që të ndryshojë në portë, ishte Shishkovski, ai që nisi ndeshjen nga minuta e parë në vend të të dëmtuarit Dtimitrievski, ndërsa që nga minuta e parë për herë të parë me fanellën e Maqedonisë së Veriut, luajti edhe strugani Isnik Alimi, që kishte debutuar kundër Italisë me 09 shtator në Shkup. Po nga minuta e parë për herë të parë me përfaqësuesen e Maqedonisë luajti edhe Bojan Dimoski, i cili sonte regjistroi paraqitjen e tij të katërt.
Pas kësaj fitore, Maqedonia e Veriut numëron 7 pikë dhe aktualisht ndanë pozitën e dytë në grup, bashkë me Italinë dhe Ukrainën, me këta të fundit që sonte u mundën nga “axurrët” me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)