Postoi për lirimin e pengjeve nga Hamasi, edhe Bashakshehir largon futbollistin izraelit!

Skuadra e Istanbul Bashakshehit ka ndarë rrugët me lojtarin e tij izraelit Eden Karzev, pas një hetimi disiplinor që u bë për një postim të tij në rrjetet sociale, ku bënte thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.

Ky vendimi i dejtuesve të Istanbul Bashaksehir erdhi disa ditë pasi futbollisti izraelit i Antalyaspor, Sagiv Jehezkel, u arrestua për pak kohë për nxitje të urrejtjes pasi ai shprehu solidaritetin me pengjet.

Karzev gjithashtu u mor në pyetje shkurtimisht nga policia turke, pasi ai ri-postoi një mesazh në mediat sociale që shënonte 100 ditët e pengjeve në robëri me hashtag “BringThemHomeNoë”.

Basaksehir më pas nisi një hetim disiplinor me arsyetimin se veprimi i tij ishte “në kundërshtim me ndjeshmëritë e vendit turk”.

Ai gjithashtu u gjobit nga klubi i tij, që vendosi ta dëbojë, duke kërkuar që të largohet nga Turqia.

Ekziston një kundërshtim i gjerë publik në Turqi ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe mbështetje dërrmuese për palestinezët.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për akte që afrohen me gjenocid, ndërsa e përshkruan Hamasin si një grup që lufton për çlirimin e vendit.

Leave a Reply