Me Konten po rikthehet Milani i madh, zbulohet edhe goditja e parë e bujshme!

Antonio Konte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.

“TeleLombardia” bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zlatan Ibrahimoviç dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.

Konte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.

“TeleLombardia”, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e bujshëm të Kontes te Milani.
Sipas “Telelombardia”, Konte ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e sulmuesit të Juventusit, Federico Kiesa.

Konte e ka piketuar Kiesan si zëvendësuesin ideal të Leaos. Kontrata e Kiesas me Juventusin skadon në vitin 2025 dhe zërat për largimin e tij në verë sa vijnë e shtohen.

Vlera e Kiesas në treg është rreth 50 milionë euro, shifër të cilën “Rossonerët” janë të gatshëm ta paguajnë me paratë e arkëtuara nga shitja e Leaos.

Leave a Reply